Site icon Tetova Expres

KUPA  E RMV-së: DY SHKËNDIJAT NESËR “ZBARKOJNË” NË TETOVË!

Nesër  në Ohër  dhe  Tetovë zhvillohen ndeshjete  para  të  gjysmëfinales së Kupës të Maqedonisë së Veriut. Në ora  12:00  në Ohër takohen  Ohri – Sileksi, ndërsa në ora  14:00  në Tetovë  përballen  Shkëndija  – Shkëndija e  Haraçinës.

 Stadiumi i qytetit në Tetovë nesër me fillim në ora 14:00, është nikoqire  e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut mes  dy Shkëndijave, ajo e Tetovës dhe e Haraçinës. 

 Ekipi i Shkëndijës në pritje të ndeshjes së nesërme sot zhvilloi seancën e  fundit stërvitore në kushtet jo të mira atmosferike, por u pa se atmosfera  është në nivelin e duhur. 

 Për takimin  e nesërm para mediave u prononcua mbrojtësi Aleksandër Trumçi  i cili tha se ndeshja do të jetë interesante si për futbollistët poashtu edhe për publikun.

 ‘’Mendoj  që  sigurisht se është ndeshje vëllazërore, ku përballen dy  Shkëndijat bashkë në një gjysmëfinale të Kupës. Dhe mendoj që do jetë një ndeshje  shumë e luftuar, shumë interesante  si për na ashtu edhe për  publikun . Por Shkëndijën  duhet ta  respektojmë shumë  sepse  është  një kundërshtarë shumë i  fortë  dhe ka  të bëje  shumë mirë  në kategorinë e dytë, ka bërë paraqitje  mjaftë të mira. Dhe ne  duhet  ta  respektojmë maksimalisht  pasi ka lojtarë cilësorë  dhe në  fushë  do të japim maksimumin për  ta  fitua këtë ndeshje  ‘’ deklaroi futbollisti Aleksandër Trumçi

Advertisement

 Për ekipin  e Shkëndijës së Haraçinës kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë paraqet sukses historik por pavarësisht se kuqezinjtë tetovar konsiderohen favorit absolut, trajneri Berat Imeri  për  TV koha tha se ndeshjet e Kupës gjithmonë janë  interesante për arsye se ndodhin edhe befasi.

 Unë mendoj  se  jemi  maksimalisht të përgatitur  për këtë gjysmëfinale të kupës.  Ndeshjet e Kupës  gjithmonë janë  interesante  për arsye  se  ndodhin  edhe befasi. Ne do japim  maksimumin  dhe do jemi shumë të koncentruar  e  dimë se  kundër kujt luajmë  dhe mendoj se  me një qasje serioze  në fund t ë takim  do të dalim  me rezultat pozitiv” deklaroi trajneri Berat Imeri

Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet gjithashtu zhvillohet nesër  por  me fillim nga ora  12:00 me ekipit të Ohrit dhe Sileksit të Kratovës.

Kujtojmë se nga katër skuadrat gjysmëfinaliste pas  pavarësisë së Maqedonisë, Sileksi  tre herë ka të fituar Kupën, ndërsa  Shkëndija  dy  herë dhe  atë në sezonin 2015/16  dhe  2017/18.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version