Në ceremoninë prestigjioze “Laureus” që u mbajt në Madrid, tenisi konfirmoi dominimin botëror. Tenistët më të mirë në botë, Karlos Alkaraz dhe Arina Sabalenka u shpallën sportistë më të mirë në botë për vitin 2025. Ceremonia “Oskarët” e sportit në Madrid mblodhi emrat më të mëdhenj të sportit dhe u shndërruar në qendër sportive botërore.
Në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madrid, për të tretin vit radhazi, u ndanë Çmimet Botërore të Sportit Laureus 2025, që nderon arritjet më të mëdha sportive në nivel global të njohura ndryshe si “Oscarët” e sportit.
Në qendër të vëmendjes ishte tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, i cili u shpall “Atleti i Vitit”, ndërsa bjellorusja Aryna Sabalenka fitoi çmimin “Sportistja e Vitit” pas një sezoni dominues, ku ruajti vendin e parë në renditjen botërore dhe triumfoi në turne madhor si US Open.
Mbrëmja u moderua për herë të parë nga dy sportistë të njohur ndërkombëtarisht, Novak Gjokoviq dhe Ajlin Gu, të dy ish-fitues të çmimeve Laureus.
Në kategoritë e tjera, spikati klubi francez Paris Sent Zhermen, që u shpall “Ekipi i Vitit”.
Piloti britanik i Formula 1 Lando Norris fitoi çmimin për progresin më të madh, ndërsa golfisti Rory Mekilroj u nderua për rikthimin e vitit.
Talenti i ri i futbollit Lamine Yamal u shpall “Atleti i Ri i Vitit”, ndërsa çmime të tjera të rëndësishme iu akorduan figurave si Toni Kroos për frymëzim sportiv dhe legjendës Nadia Komaneçi për arritje gjatë jetës.
Lista e plotë e fituesve konfirmon edhe një herë rolin e Laureus si një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e sportit, duke bashkuar emrat më të mëdhenj dhe historitë më frymëzuese të arenës ndërkombëtare.
