Site icon Tetova Expres

Pas bllokimit të sistemit, Dogana rikthen katalogët! “Schwacke” nuk do funksionojë deri në fund të javës

Një ditë pas raportimit  se automjetet mbeten të bllokuara nëpër parkingje të shpedicioneve private në gjithë vendin, Drejtoria e Doganave i kthehet metodës së vjetër të vlerësimit zhdoganues.

Në lidhje me: Sistemi i Doganës i bllokuar! Qytetarët s’mund t’i marrin veturat, paguajnë çdo ditë parking

Megjithëse prej pesë ditësh nuk funksionon sistemi online i operatorit gjerman “Shfake” për Maqedoninë e Veriut, sipas autoriteteve, ky ngërç pritet të vazhdoj deri në fund të javës.

Andaj dogana konfirmon për TV21 se nga sot përmes katalogëve fizike do të bëhet vlerësimi i kostos së automjeteve për t’i elaboruar çmimin e doganës sipas vitit të prodhimit, vëllimit të motorit dhe numrit të shasisë.

Po ashtu, nga Drejtoria e Doganave thonë se kanë rënë në ujdi me shpedicionet private që gjatë ditëve të bllokimit të mos u marrin pagesë për parking qytetarëve, të cilëve iu janë bllokuar makinat për këto ditë.

Advertisement
Exit mobile version