Site icon Tetova Expres

TRI LLOJE TË MATURËS SHTETËRORE – PROVIMET MË 6, 11 DHE 12 QERSHOR!

Në përputhje me Ligjin e ri për arsimin e mesëm, këtë vit maturantët do të japin tre lloje provimesh përfundimtare – maturën shtetërore, maturën shtetërore profesionale dhe maturën shtetërore artistike.

Sipas kalendarit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila organizon dhe realizon provimet eksterne, maturën shtetërore 2025/2026 nxënësit e gjimnazeve do ta japin më 6 qershor, kur është caktuar provimi në gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, matematikë ose histori, ndërsa më 11 qershor do të zhvillohet provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (gjuhë dhe letërsi maqedonase, shqipe, turke ose serbe).

Nxënësit që do të japin maturën shtetërore profesionale, provimin e parë ekstern do ta kenë gjithashtu më 6 qershor, ku mund të zgjedhin mes testit në gjuhë angleze ose matematikë. Provimin ekstern në gjuhën amtare dhe letërsi nxënësit e shkollave profesionale do ta japin më 12 qershor.

Matura shtetërore artistike do të mbahet më 6 qershor (gjuhë angleze ose histori) dhe më 12 qershor – provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonisht, shqip, turqisht ose serbisht).

Exit mobile version