Site icon Tetova Expres

AUV: NË RMV NUK ËSHTË IMPORTUAR USHQIMI I FOSHNJAVE NGA BRENDI HIPP!

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se aktualisht nuk ka pranuar asnjë njoftim zyrtar përmes Sistemit të Shpejtë të Njoftimit për Produkte të Pasigurta të Bashkimit Evropian (RASSF), se në tregun e Maqedonisë së Veriut është shpërndarë ndonjë produkt i pasigurt nga brendi HiPP.

Bëhet fjalë për ushqim për foshnje në kavanoz qelqi prej 190 gramësh, me shije karote dhe patate, i cili është subjekt i tërheqjes dhe hetimit në Austri dhe në disa vende të tjera evropiane.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sqarojnë se janë duke e ndjekur situatën nga afër dhe do të reagojnë me kohë nëse paraqitet nevoja për masa shtesë.

Gjithashtu, nga distributori i autorizuar i produkteve HiPP në Maqedoninë e Veriut është dorëzuar njoftimi me shkrim se produkti në fjalë nuk është importuar fare në vend dhe nuk është hedhur në tregun vendor.

Institucioni thekson se do të vazhdojë me monitorimin e rregullt të situatës dhe koordinimin me sistemet evropiane për siguri ushqimore.

Advertisement
Exit mobile version