Site icon Tetova Expres

Sali: Garantojmë se ligji për përfaqësim do të respektohet dhe do të zbatohet

“Jemi garantues se ligji për përfaqësim të drejtë do të respektohet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të implementohet në sistemin administrativ të këtij shteti. Natyrisht ligji parasheh formimin ose krijimin e akteve nënligjore, me të cilat në raste të nevojës do të mund të miratohen dhe në bazë të asaj të veprohet në të ardhmen. E dini se në ligj është paraparë formimi i një trupi koordinativ, të cilin do ta udhëheqë zv.kryeministri i parë i qeverisë dhe aty do të jenë të kyçur edhe më tepër ministra. Kështu që niveli më i lartë i udhëheqësisë shtetërore do të jetë i kyçur në implementimin e kësaj politike. Kështu që mbetet pas miratimit të ligjit ta ndjekim dhe të përcjellim se si do të zhvillohet politika e tillë”, tha Sali.

Exit mobile version