Dje, në ora 10:40 në Stacionin Policor të Gostivarit, një 67-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrat e punës si korrier në postë të shpejtë. Sipas denoncimit, në rrugën “18 Nëntori”, pas një zënke paraprake rreth kohës së dërgesës, ai është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në ora 17:00 në Stacionin Policor të Gallatës është denoncuar se në fshatin Gradec të Gostivarit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shtëpi private, ka ndërruar jetë një 48-vjeçar nga Tetova. Sipas denoncimit, gjatë përpjekjes për të zhbllokuar një kabllo të bllokuar të kranit, ka ardhur deri te thyerja e një pjese metalike të konstruksionit, e cila e ka goditur 48-vjeçarin në pjesën e kokës. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa inspektimin e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i DPB Gostivar. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.
……Dje, në ora 18:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka denoncuar se në oborrin e një shkolle të mesme të Tetovës, kushëriri i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Sot në ora 02:20 të mëngjesit në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 43-vjeçar duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe alkooltestimit të kryer, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,68 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.
