Site icon Tetova Expres

BIBLIOTEKA E TETOVËS SHËNON DITËN BOTËRORE TË LIBRIT

Për nder të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, Biblioteka e Tetovës, çdo vit organizon manifestimin tradicional e cila ka edhe kompeticionin me karakter garues për krijimet artistike të poetëve garues.

Biblioteka e Tetovës është bartës I projektit kurse tradicionalisht këtij aktiviteti I bashkangjitet, sikurse çdo vit, edhe Këndi Amerikan.

BINAS PAJAZITI – Drejtor i Bibliotekës

“Ideja është që Biblioteka të jetë një urë lidhëse midis të gjithë artistëve të rinj, dashamirëve të librit dhe për nder të kësaj feste ne e bëjmë këtë aktivitet për të senzibilizuar dhe për të nxitur ndjenjën e dashurisë ndaj librit dhe leximit sepse të lexuarit është një vlerë e shtuar në shoqërinë tonë dhe vetëm kështu mund të ecim përpara”

Librat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë thelbësore për arsimin, tha në fjalën e tij, Zv/Ministri për Kulturë, Sedat Sulejmani, i cili u zotua për më shumë investime në projekte që targetojnë të rinjtë dhe dijen.

Advertisement

SEDAT SULEJMANI – Zv/Ministër për Kulturë

“Si Ministri e Kulturës ne besojmë fuqishëm se investimi më I madh që mund të bëjmë është tek rinia, mendja, tek imagjinata dhe zëri I saj. Pikërisht këtu fillon edhe e ardhmja e kulturës sonë, në bankat shkollore, në libra, në poezi dhe në ide të reja.

Drejtori i Bibliotekës së Tetovës ka edhe një mesazh për nxënësit dhe të rinjtë.

BINAS PAJAZITI – Drejtor i Bibliotekës

Në kuadër të kësaj dite u bë edhe shpallja e rezultateve të “Konkursit Letrar për poezi” me çka përmbyllet një nga aktivitetet më të rëndësishme letrare, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shumë shkolla fillore të Tetovës dhe rrethinës./Tv Koha/

Advertisement
Exit mobile version