Ngjyra portokalli dominonte para Pallatit të Kulturës në Tetovë.
Aktiviteti ishte në humor të mirë festiv dhe I lyer me ngjyrën portokalli, ngjyrën kombëtare të Holandës dhe mbiemrin e familjes mbretërore – Fan Oranje.
Por, gjatë kësaj dite, sic thonë organizatorët, bashkëdyzohen edhe aktivitete tjera. Theks të veçantë vendoset në projektet që mbështeten nga Ambasada e Holandës në Shkup, ku në fokus janë të rinjtë dhe aftësimi i tyre për tregun e punës.
PRANVERA KASAMI – Projekti “Next Gen Career UP”
“Dhe kjo në fakt shkathtësimi i të rinjve për tregun e punës ka qenë edhe objekti i trajnimit tonë që e kemi realizuar në kuadër të projektit që quhet “Next Gen Career UP” dhe që mbështet nga vet ambasada e Holandës. Dhe këtu vlen të përmend që ky trajnim është zhvilluar në mënyrë paralele si në Shkup ashtu edhe në Tetovë me studentë nga pothuajse nga të gjithë Universitetet e këtyre dy rajoneve me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve që tregon në të njëjtën kohë edhe interesin dhe nevojën për aktivitet të këtilla gjegjësisht për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës”
Të gjithë këtë aktivitet por edhe frymën e festës holandeze me nga afër e ndiqte edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shkup, zonja Ozlem Xhanel.
Ajo bashkëbisedoi me të rinjtë për tema të ndryshme dhe ishte pjesë e debatit.
Tashmë është shndërruar në traditë që edhe në Tetovë të festohet Dita e Mbretit të Holandës, e cila që nga viti 2014 festohet më 27 prill si ditëlindja e Mbretit Villem Alexander.
