Site icon Tetova Expres

LSDM ME KUSHT: “PËRZHINA” TË MBETET OSE TËRHIQEMI NGA KODI ZGJEDHOR!

Lideri i LSDMVenko Filipçe, vendosi sot një kusht të qartë – qeveria e Përzhinës duhet të mbetet, përndryshe grupi parlamentar i LSDM-së do të tërhiqet nga grupi punues për Kodin Zgjedhor. Në një konferencë për media në Kuvend, Filipçe theksoi se qeveria teknike mbetet mekanizmi i vetëm kontrollues që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu socialdemokrat, Venko Filipçe, është shprehur i bindur se pushteti po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ndaj sipas tij, po shpejton me ndryshimet ligjore.

Ai kërkoi sërish që të hiqet dorë nga shfuqizimi i qeverisë teknike, duke theksuar se ky model u vendos për zgjedhjet e vitit 2016 dhe më pas, me kërkesë të VMRO-DPMNE, u përdor edhe në ciklin zgjedhor të vitit 2020.

Sipas Filipçes, LSDM-ja do të tërhiqen nga Grupi I Punës për Kodin Zgjedhor, nëse hiqet Qeveria teknike.

VENKO FILIPÇE – Kryetar i LSDM-së

Advertisement

“Ky stil autokratik i qeverisjes që po shohim sot është i njëjtë me periudhën e Nikola Gruevski. Nëse Ligji për Qeverinë në këtë formë kalon në Komision, grupi ynë parlamentar do të tërhiqet nga grupi punues për Kodin Zgjedhor. Qeveria e Përzhinës, në formën aktuale, është garantuesi i vetëm për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nëse ligji nuk tërhiqet, ne tërhiqemi nga puna për Kodin Zgjedhor”

Dje, Kuvendi me 67 vota “pro”, 13 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, miratoi nevojën për miratimin me procedurë të shkurtuar të ndryshimeve në Ligjin për Qeverinë, duke kaluar kështu fazën e parë të procedurës parlamentare.

Me këtë ligj propozohet që qeveria teknike të hiqet, por pas zgjedhjeve të ardhshme.

LSDM dhe BDI mbeten kundër këtij zgjidhjeje, duke vlerësuar se kushtet për shfuqizimin e qeverisë së Përzhinës ende nuk janë pjekur.

Ky model i qeverisë teknike buron nga Marrëveshja e Përzhinës e qershorit 2015, e arritur për tejkalimin e krizës politike në vend.

Advertisement

Sipas marrëveshjes, 100 ditë para zgjedhjeve formohet një qeveri teknike me kryeministër teknik, ku opozita merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendësministra në disa resore kyçe. /Tv Koha/

Exit mobile version