Site icon Tetova Expres

Janeska: Mbështetje e fuqishme nga Slovenia për përforcimin e arsimit të infermiereve dhe akushereve në përputhje me standardet evropiane

Partneriteti me Sloveninë, përmes projektit „Forcimi i arsimit dhe rregullimit profesional për infermieret dhe akusheret në Maqedoni“, do të vazhdojë edhe gjatë periudhës 2026–2028.

“Në Sloveni gjithmonë shohim mbështetje të fortë për integrimin tonë në BE, ndërsa përmes bashkëpunimit konkret në arsim dhe shëndetësi, si dhe përmes bartjes së praktikave të mira, këtë proces kompleks mund ta realizojmë shumë më lehtë”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në eventin që shënoi fillimin e fazës së dytë të projektit.”

Gjatë periudhës së kaluar janë vendosur themelet e reformave kyçe në programet arsimore për infermierinë dhe akusherinë, me qëllim krijimin e personeli mjekësor funksional. Janeska theksoi se ngritja e nivelit të kujdesit shëndetësor, e bazuar në arsimim më cilësor, nuk është vetëm përshtatje formale me standardet evropiane, por synon sigurimin e shërbimit sa më të mirë shëndetësor për qytetarët, nënat dhe foshnjat, nga profesionistë të kualifikuar, mirë të arsimuar dhe kompetentë.

„ Prandaj jemi të përqendruar në përdorimin e përvojave më të mira sllovene në riorganizimin e arsimit për infermierët dhe akusheret, gjë që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë, sigurisë dhe qasjes në shërbimet shëndetësore.Komiteti drejtues i projektit dhe grupet e punës, gjatë një viti e gjysmë të kaluar, kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke realizuar analiza të sistemit arsimor, të rregullativës dhe duke identifikuar pikat për ndryshime.Është përgatitur program kombëtar i modernizuar dhe i unifikuar i studimeve deridiplomike për infermierët dhe akusheret”, shpjegoi ministrja Janeska.

Me  Propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë mundësohen studimet akademike për profilet infermiere dhe akushere, si bazë për zhvillimin e kërkimeve në këto fusha dhe për sigurimin e kuadrit të përshtatshëm akademik për zhvillimin e mësimdhënies cilësore.

Advertisement

Në kuadër të projektit do të shqyrtohen edhe mundësitë për zhvillimin e programi të magjistraturës për infermiere.Ministrja theksoi se qëllimi i Qeverisë është forcimi i këtyre profesioneve në tregun e brendshëm të punës, definimi i qartë i shtigjeve të karrierës, i cili nënkupton gjithashtu mundësi për paga më të larta dhe zhvillim të mirëfilltë profesional.

“Kjo është mënyrë për të krijuar kushte që infermieret dhe akusheret tona të ndërtojnë një të ardhme cilësore në vendin e tyre”, shtoi ministrja Janeska.

Projektin e udhëheq Qendra për Perspektivë Evropiane, institucion zyrtar për zbatimin e Programit Slloven për ndihmë  dhe përfshin ekspertë nga institucione të shumta, shoqata profesionale, fakultete të shkencave shëndetësore, zyrën e OBSH në Shkup, si dhe UNFPA dhe UNICEF.

Exit mobile version