Java e 29-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi Struga Trim Lum – Sileksi dhe Shkëndija – Bashkimi.
Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Ndeshja hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.
Në këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.
Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës
Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut
E shtunë me fillim në ora 16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,
E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi
Dhe ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi.
