Site icon Tetova Expres

SULEJMANI: 20 PUNËSIME NË ANSAMBLIN E TETOVËS, PESË NË ATË TË SHKUPIT!

Ansambli i Tetovës ka qenë temë diskutimi gjatë një takimi në Qeveri me Zv/Kryeministrin e Parë, Bekim Sali dhe Ministrin e Kulturës, Zoran Ljutkov, tha për Tv Koha, Zv/Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, duke përgënjeshtruar, sic tha, zërat që kanë qarkulluar në opinion lidhur me fatin e këtij Ansambli.

Zv/Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, u shpreh i prerë se nuk do të mbyllet asnjë institucion shqiptar.

 Por, jo vetëm kaq! Në vazhdë e sipër janë aktivitetet që 20 persona të punësohen në Ansamblin e Tetovës.

SEDAT SULEJMANI – Zv/Ministër i Kulturës  

“Nuk ka të bëj asgjë me realitetin ajo që bisedohet në opinion dhe derisa VLEN do jetë në Qeveri nuk do të mbyllet asnjë institucion shqiptar. Biseduam edhe për punësimet dhe jemi duke kompletuar dokumentacioni me çka së shpejti do të dërgojmë kërkesën deri tek Ministria e Financave dhe shpresojmë që diku deri në 20 persona do të punësohen në ansambël”, deklaroi Sedat Sulejmani, Zëvendësministër i Kulturës.

Advertisement

Zv/Ministri Sulejmani ndau edhe një informacion tjetër. Sipas tij, bëhen edhe pesë punësime në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

SEDAT SULEJMANI – Zv/Ministër i Kulturës  

“E morëm edhe një lajm të mirë. Na erdhën edhe ato pëlqime që ishin në pritje. Do të thotë do të kemi edhe 5 punësime shtesë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare. Prej këtu japim lajmin e bukur, shpresoj se së shpejti do të formohet Komisioni dhe do të kemi edhe 5 punësime shtesë”

Pas këtyre njoftimeve, përmes komunikatës ka reaguar koalicioni VLEN.

Sipas tyre, Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen, duke konfirmuar nisjen e procedurës për punësimin e 20 personave në Ansamblin e Tetovës dhe 5 punësime shtesë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup.

Advertisement

“VLEN mbetet e vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore. Po dëshmojmë sërish se kultura shqiptare nuk mbrohet me fjalë, por me vendime, me përgjegjësi institucionale dhe vizion të qartë politik” – thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

Exit mobile version