Site icon Tetova Expres

Po zgjerohet aksioni për zbulimin e importit ilegal të botoksit dhe filerave në RMV, paralajmërohen bastisje të reja në mbarë vendin

Në kuadër të një procedure për import dhe shpërndarje të organizuar të paligjshme të produkteve mjekësore që përdoren në ndërhyrje estetike, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë i Ministrisë për Punë të Brendshme po zhvillon ende një aksion të koordinuar, gjatë të cilit po kryhen kontrolle intensive në disa lokacione në gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Aksioni është rezultat i ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra penale si: bashkim kriminal, shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj, si dhe marrje ryshfeti.

Deri në këtë moment janë siguruar disa persona, por për shkak të përmasës dhe seriozitetit të rastit, aksioni po zgjerohet me kontrolle të reja dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë.

Nga Prokuroria pritet të njoftojnë më tepër detaje pas përfundimit të aksionit.

Në kuadër të aksionit të mbrëmshëm janë kryer kontrolle në disa lokacione, ku mes tjerash janë përfshirë edhe mjekë nga SPQ “8 Shtatori” dhe nga Klinika e Dermatologjisë.

Advertisement
Exit mobile version