Site icon Tetova Expres

Siljanovska-Davkova: Shtetësia e dyfishtë duhet të kufizohet edhe për presidentin dhe ministrat

Çështja e shtetësisë së dyfishtë ka hapur debat politik pasi VMRO–DPMNE propozoi ndryshime ligjore për kufizimin e saj te deputetët, ndërsa LSDM akuzoi se disa prej tyre kanë shtet rezervë.

Në diskutim nuk ngeli pa u përfshirë edhe presidentja, e cila thotë se kufizimi duhet të përfshijë edhe presidentin dhe ministrat.

“Ekziston mundësia që me ligj të kufizohet shtetësia e dyfishtë dhe mendoj se kjo duhet të vlejë edhe për presidentin dhe ministrat”, tha Gordana Siljanovska–Davkova.

Ajo rikujtoi se Kushtetuta garanton shtetësinë maqedonase, por Ligji për shtetësi parashikon edhe mundësinë e shtetësisë së dyfishtë.

Në nenin 2 të Ligjit për shtetësi thuhet:

Advertisement

Shtetasi i Maqedonisë mund të ketë edhe shtetësinë e një shteti tjetër. Shtetasi i Maqedonisë që ka shtetësi të një shteti tjetër, në vend konsiderohet ekskluzivisht si shtetas i Maqedonisë, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare përcaktohet ndryshe.

Megjithatë, presidentja rikujton se në legjislacion tashmë ekzistojnë kufizime për funksione të caktuara që janë të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

Si shembull përmendi Ligjni për punët e jashtme i cili nuk lejon që ambasadorët të kenë shtetësi të dyfishtë, ndërsa e njëjta vlen edhe për funksione të ndjeshme si drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim opozitar kanë njoftuar se ndryshimet në Ligjin për deputetët, me të cilat propozohet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për deputetët, do të bllokohen. BDI paralajmëroi gjithashtu se është e mundur që ligjin ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM-ja opozitare dorëzoi edhe një propozim-ligj të vetin, me të cilin parashihet që të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, e jo vetëm deputetët, të kenë ekskluzivisht shtetësi maqedonase.

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje deputetëve që para miratimit të ndryshimeve ligjore të konsultohen me ekspertë të së drejtës kushtetuese.

Ndryshe, në kohën kur u votua Qeveria, doli që dy anëtarë të Qeverisë të kenë shtetësi të dyfishtë.  Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, rezultoi të kishte shtetësi bullgare dhe maqedonase. Ndërsa Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, doli të jetë i pajisur me shtetësi të Belgjikës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, sipas njoftimeve të autoriteteve bullgare mbi 216 mijë pasaporta me shtetësi bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version