Site icon Tetova Expres

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 23 Prill Tetovë dhe Gostivar

Dje, në orën 10:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të një 78-vjeçari në Tetovë. Bastisja është në lidhje me dyshimin për vepër penale “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”, e dënueshme sipas nenit 379 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente që lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Dje, në orën 18:45, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria dy të mitur për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i pakujdesshëm i automjetit. Personat e ndaluar janë: Një 17-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm, i cili drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës pa pasur leje drejtimi dhe një 16- vjeçar nga Tetova, i cili po ashtu drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Të dy motoçikletat janë konfiskuar, është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen padi përkatëse.

……Dje, në orën 23:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – fsh. Gradec, saktësisht në fshatin Debresh, ka ndodhur një aksident trafiku mes: Automjetit të pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 20 vjeçar nga fshati Vranjoc dhe automjetit të pasagjerëve “Nissan” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 32-vjeçar nga fshati Dobërdoll. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit “Opel” dhe pasagjerja në veturën “Nissan”, të konstatuara në Qendren urgjente në Spitalin e Gostivarit. Inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i inspektimit të DPB Gostivar.

Exit mobile version