Një punëtor ka humbur jetën në Kisella Vodë të Shkupit ndërsa katër tjerë janë lënduar. Viktima, sipas informacioneve të para, është 34 vjeç. Tragjedia ndodhi në një kantier ndërtimi pasi u zunë nga një masë dheu.
Një punëtor ndërtmi humbi jetën, kurse katër janë lënduar në një kantier ndërtimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Ministria e Brendshme njoftoi se tre punëtorë u zunë nën dhe këtë mëngjes. Të tre janë shpëtuar dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente.
Njëri prej tyre ka pësuar fraktura, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta, deklaruan autoritetet shëndetësore.
Prokuroria është duke hetuar nëse janë respektuar masat për siguri, kurse ka urdhëruar autopsinë për trupin e viktimës.
Ngjarja tragjike në lagjen Kisella Vodë në Shkup ngriti shqetësime serioze për sigurinë gjatë punimeve ndërtimore.
Ekspertët theksojnë se për të gjitha objektet me sipërfaqe mbi 300 metra katrorë është i domosdoshëm hartimi i një elaborati gjeoteknik. Megjithatë, sipas standardeve evropiane (Eurokod), kjo nuk është e mjaftueshme – nevojiten edhe projekte të detajuara gjeoteknike, sidomos kur bëhet fjalë për objekte me disa nivele nëntokësore dhe në afërsi të ndërtesave fqinje.
Rikujtojmë se kohë më parë në fshatin Gradec të Gostivarit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shtëpi private, ndërroi jetë një 48-vjeçar nga Tetova.
