Site icon Tetova Expres

Fronti Evropian kërkon 30 nënshkrime të deputetëve për hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga BE

Partitë e mbledhura në Frontin Evropian sot kanë nisur mbledhjen e së paku 30 nënshkrimeve për të bërë kërkesën në kuvend, për nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Bullgaria e Bashkimi Evropian para katër vitesh, përkatësisht për futjen e bashkësisë bullgare dhe të tjera në kushtetutën e vendit të nevojshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në bllokun evropian, raporton Zhurnal.mk

Njoftimin e bëri sot deputeti i BDI-së Blerim Bexhesi së bashku me deputetë të tjerë nga Fronti Evropian në një konferencë për shtyp.

“Sot në cilësinë tonë si deputetë të Frontit Evropian, njoftojmë fillimin e procedurës për sigurimin e nënshkrimeve të nevojshme parlamentare për inicimin e ndryshimeve kushtetutese, si një hap i domosdoshëm e i përgjegjshëm institucional për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së maqe së veriut,” tha Bexheti.

Ai kërkoi mbledhjen e së paku 30 nënshkrimeve të deputetëve për të nisur në kuvend procedurën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, e për çka duhet së paku 80 vota në kuvendin me 120-ulëse deputetësh.
Bexheti në emër të deputetëve të Frontit Evropian iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të kuvendit të të dy kampeve, të shumicës dhe opozitës, që t’i bashkëngjiten kësaj nisme të tyre.

“Prandaj duke filluar nga sot iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve në kvuendin e repiblikës së maqedonisë së veriut, si shumicës parlamentare ashtu edhe të opozitës, përfshirë deputetët e Aleancës për Shqiptarët të zotit Taravari deh zotit Sela, PDH-së, deputetët e pavarur, si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, e sidomos deputetët e VLEN-it që të japin mbështetjen e tyre duke nënshkruar këtë iniciativë,” tha Bexheti.

Advertisement

Edhe po u mblodhën 30 nënshkrimet e kërkuara për hapje procedure, qëndrimet e VMRO-DPMNE, e Levica mbeten të njëjta e kundër ndryshimeve të imponuara nga Bullgaria dhe 26 vendet e tjera të Bashkimit Evropian, dhe kjo nismë nuk ka gjasa që të arrijë deri tek ndryshimi i kushtetutës.

Kreu i VMRO-DPMNE dhe Kryemnistër,, Hristijan Mickoski, tashmë disa herë e ka kushtëzuar ndryshimin e kushtetutës me respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase nga Bullgaria dhe garancitë zyrtare nga BE se nuk do të ketë kushtëzime të tjera nga Bullgaria që do të kishin të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase. / Zhurnal.mk

Exit mobile version