Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA NUK LEJOJNË BEFASI!

Dy fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe pesë fitore të ekipeve mysafire me 28 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Katër ekipet e para vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve. Shkëndija e Haraçinës kthehet me tre pikë të rëndësishme nga Gjevgjelia.

Në ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Dytë të Futbollit nuk pati befasi   pasi të katër ekipet pretendente për tre vendet e para Bregallnica,  Ohri, Skopje dhe  Shkëndija e Haraçinës regjistruan fitore.

Bregallnica mposhti bindshëm ekipin Slloga të Vinicës 4:1,  Ohri mundi Teteksin në Tetovë  2-1 , Skopje u kthye me tre pikë nga Resnja pasi  mundi ekipin e Prespës  2-0. 

Me tre pikë nga transferta në Gjevgjeli u kthye  edhe  Shkëndija e Haraçinës me fitoren shumë të rëndësishme kundër Kozhufit 1-0  me një gol të artë të Fikret Livorekës në minutat e fundit të ndeshjes.

Rezultatet e javës së 26-të: Bregallnica – Slloga Vinicë  4:1, Kamenica Sasa – Golemo Konjari 1:0, Kozufi – Shkëndija e Haraçinës 0:1, Novaci – Detonit Plaçkovica 1:1, Pobeda – Osogovo 1:8,  Prespa – Skopje 0:2, Teteks – Ohri 1:2 dhe Vardari Negotinë – Bellasica 1:4

Advertisement

Tabelën e kryeson  Bregallnica me  61 pikë, e ndjekur nga  Ohri, Skopje  dhe Shkëndija e Haraçinës me nga 59 pikë …

Në javën e 27-të  më 2 maj me fillim në ora  16:00, takohen: Pobeda – Teteksi, Osogova – Kozhufi, Shkëndija  Haraçinë – Vardari Negotinë,  Bellasica – Bregallnica, Slloga – Novaci, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa dhe  Golemo Konjare – Prespa dhe  Skopje – Ohri

Exit mobile version