Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: FITON VARDARI, PELISTERI U BËRI “SHËRBIM” ARSIMIT DHE BASHKIMIT!

Dy ndeshjet e javës së 29-të në ligën e parë të futbollit vendor prodhoi një fitore të thellë të ekipit vendas dhe një fitore befasuese e Pelisterit në Strumicë.

 Skuadra e Vardarit vazhdon sipas planit për arritjen e objektivit të tyre  për titullin kampion. 

 Vardari dje pasdite në përballjen me Tikveshin e  Kavadarit  shënoi fitore të thellë 7:0. 

 Tikveshi në këtë ndeshje doli në fushë me formacion të kombinuar, me gjashtë futbollistë nga reparti i të rinjve.  

 Sulmuesi Azar Omeragiq i  cili  zhvilloi ndeshjen jubilar të 100-të për Vardarin ishte autor i tre golave.

Advertisement

 Në Strumicë ekipi AP Brera zhgënjeu publikun vendas pasi pësoi disfatë nga konkurrenti drejtë për drejtë për mbijetesë 0-1 nga Pelister i Manastirit.

 Golin e vetëm e realizoi Ivanovski nga penaltia, ndërsa portieri mysafir Jovçevski mbrojti penaltinë e Mihajllovit.

 Pas kësaj ndeshje Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës mund të ndihen pak sa më të qetë sa i përket  mbijetesës edhe pse akoma janë  zonën e rrezikut.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version