Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË-PERËNDIM: KF KAMJANI PRANË SUKSESIT HISTORIK !

Pesë fitore të skuadrave vendase me 21 gol të shënuar është epilogu i javës së 19-të në Ligën e tretë Perendim ku skuadra e Kamjanit me  8 pikë epërsi teoritikisht ka siguruar pozitën titullin kampion.

Fundjavën që e lamë  pas është zhvilluar java e 19-të e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim.

Lideri në renditjen tabelore, Kamjani në cilësinë e vendasit shumë më rëndë se sa pritej mundi rivalin e kahmotshëm Reçicën me rezultat të ngushtë 2-1.  Me tre pikët e fituara tani me 46 pikë është një hapë pranë arritjes së objektivit.

Një ndeshje shumë  cilësore dhe me shumë  histori është zhvilluar në stadiumin e Dritës në Bogovinë, ku vendasit në fund  dolën fitues kundër Vëllazërimit te Kërçovës  me rezultatin 3-2.

Ekipi nga Kërçova ka reaguar në mënyrë të ashpër duke adresuar kritika ndaj referëve të ndeshjes.

Advertisement

Rezultatet e javës së 19-të: 

Luboteni – Napredoku  4-3, Kamjani – Reçica 2-1, Drita – Vllazërimi 3:2,

Dobrosht – Skënderbeu 3-0  dhe Xhepçishti – Vardari  3-0

 Pas  javës ë 19-të tabelën e kryeson Kamjani tani me 46 pikë i dyti pozicionohet Vllazërimi me 38 pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

 

Exit mobile version