Site icon Tetova Expres

27 PRILLI “PLAGË E GJALLË” NË MEMORJEN POLITIKE TË MAQEDONISË!

“27 Prilli një ditë që tronditi shtetin, por nuk mundi idealin”, “Nga prova në Ringritje”. Në këtë mënyrë, përmes një grafike të ilustruar me foton e Ziadin Selës, Aleanca për Shqiptarët, ka rikujtuar 9-vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 Prillit, ku në dhunën në Kuvend, më së shumti e pësoi, pikërisht Ziadin Sela.

“27 Prilli është dëshmia e gjallë se sa egër luftohesh kur refuzon kompromisin për kombin dhe sot, pas 9 vitesh, secili prej nesh duhet të shohë se në cilën anë të historisë është rreshtuar: jo veç për të parë veten, por më shumë për ta ditur si dhe ku do të jemi në të ardhmen.

Në anën e historisë nuk të rreshton rastësia, por guximi” – thuhet në postimin në Facebook, të ASH-së së Ziadin Selës.

 Nuk ka munguar as edhe reagimi i LSDM-së. Sipas socialdemokratëve, sot më 27 Prill, shohim tendencat dhe ekipin e njëjtë duke adresuar kritika në adresë të partisë në pushtet, sic thonë, për robërim të shtetit.

 Në një postim në Facebook, me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në Kuvend, Oliver Spasovski, 27 Prillin e vitit 2017 e vlerësoi si ditën më të errët në historinë më të re të vendit”.

Advertisement

Sipas Spasovskit, në atë ditë njerëz të armatosur me dhunë u futën në parlament, ku u sulmuan deputetët dhe institucionet, me qëllim, sic thotë, të cënohet rendi demokratik dhe të bëhen përpjekje për të uzurpuar pushtetin.

Njerëz të pafajshëm janë dënuar për terrorizëm, ishte ky një process I montuar politik – deklaroi Kryeministri Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Bëhet fjalë për proces të montuar politik nga ana e qeverisë së mëparshme. Sipas meje, njerëz të pafajshëm ishin shpallur terroristë. Ata bënë shkelje të caktuara dhe duhej që për ato shkelje të përgjigjen, e jo si terroristë”

Nëntë vite pas dhunës së përgjakshme në Kuvend dhe shtatë vite pas aktvendimit në procesin më voluminoz, në të cilin me dënime me burg për cënimin terrorist të rendit kushtetues u dënuan 16 persona, të dënuarit pretendojnë se e vërteta duhet të del në shesh.

Advertisement

Me dëshminë e një dëshmitari se ka dëshmuar rrejshëm, gjatë një prononcimi për mediat, Jane Çento, pretendon se do të dëshmojë se rasti i “27 Prillit” ka qenë i montuar./Tv Koha/

Exit mobile version