Site icon Tetova Expres

Rast tmerrues i dhunës mes nxënëseve në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jashtëqitje qeni

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.

​Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.

​”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.

Exit mobile version