Dje, në orën 08:40, në vendin e quajtur “Qelqore” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti I Policisë për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria një 33-vjeçar nga fshati Negotinë e Gostivarit. Ai është kapur duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
…..Dje, në orën 19:30, në rrugën lokale Miletinë – Bllacë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një 17- vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës pa leje drejtimi dhe është përfshirë në një aksident komunikacioni me një motoçikletë “Kavasaki”, të drejtuar nga një 40-vjeçar nga fshati Jançishtë. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
…….Dje, në orën 12:20, në SPB Tetovë, një 68-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm dhe një kontesti gjyqësor që kanë për një arë në fshatin Strimnicë, një 63-vjeçar nga fshati Strimnicë është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe ka dërguar kërcënime për jetën e djalit të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në orën 18:40, në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në një separacion të një firme private në fshatin Zhelinë të Tetovës, pronë e një 73-vjeçari. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektimi në vendngjarje.
……Dje, në orën 17:40, në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga rrethina e Tetovës, me banim në Tetovë, ka denoncuar se bashkëshorti i saj 35-vjeçar e ka kërcënuar, pas së cilës ajo është larguar nga shtëpia me tre fëmijët e saj të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
……Pas mesnate në orën 00:30, në SPB Tetovë, një 26 dhe një 19-vjeçar nga Tetova kanë denoncuar se më datë 26 Prill rreth orës 23:20 në rrugën “Kosovska” dhe rrugën “Solunska”, fqinji i tyre 41-vjeçar i ka kërcënuar me pushkë. Zyrtarët policorë menjëherë e kanë privuar nga liria 41-vjeçarin, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë plastike. Po punohet për dokumentimin e rastit.
