Në bazë të analizave të kryera të gjakut të marra gjatë autopsisë së viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, sipas dokumentit zyrtarë, tregon se te 48 persona tashmë të ndjerë është zbuluar nivel i karboksihemoglobinës në gjakun e viktimave ku varionte nga 4,5% deri në 43.7% me çka konfirmon ekspozim të lartë ndaj monksid karbonit gjatë zjarrit. Tutje në theksohet se te 48 viktima gjatë analizave të bëra është konstatuar prania e alkoolit etilik në gjak si dhe substanca psikoaktive si kokaina, amfetamina dhe kanabisi.
Ekspertët theksojnë se këto substanca ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe mund të kenë përkeqësuar gjendjen, duke rritur efektin toksik të monoksidit të karbonit dhe duke ulur aftësinë për reagim në situata emergjente.
Raporti gjithashtu nënvizon se prania e blozës në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtimet nga thithja e ajrit të nxehtë kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes, duke shkaktuar asfiksi dhe duke dëmtuar funksionin e mushkërive.
