Site icon Tetova Expres

MF: 2.9 milionë euro transhe e re nga buxheti për mbështetjen e kompanive vendore, deri tani janë plasuar mbi 227 milionë euro

Transheja e re prej 176.6 milionë denarëve ose afërsisht 2.9 milionë euro është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për mbështetjen e kompanive vendore.

 Kjo është transheja e dytë këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse prej andej në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë.

 Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro.

 Qeveria i siguroi këto mjete përmes  linjes kreditore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me për mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Mjetet plasohen te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave komerciale, ku norma e interesit është 1.95% në vit, afati i shlyerjes është deri në 15 vjet dhe periudha grejs deri në 3 vjet.

Advertisement

 Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore i paraparë në buxhet, arrin në 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro.

Exit mobile version