Site icon Tetova Expres

PROMOVOHET FAZA E PARË E PROJEKTIT PËR RRUGËN MEROVË – SALLAREVË!

Në Komunën e Zhelinës u promovua përfundimi i fazës së parë të Projektit për Rekonstruimin e Rrugës për në fshatrat Merovë-Sallarevë.

Ky projekt financohet nga Ministria e Transportit, përmes mjeteve të siguruara nga komuna e Zhelinës.

Komuna e Zhelinës nga Ministria e Transportit ka siguruar 1.9 milion euro për 12 projekte.

Ndër këto projekte hynë edhe rruga Merovë – Sallarevë, e cila u promovua sot me pjesëmarrjen e Zv/Ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli dhe Kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, por edhe banorëve që gravitonë në këto zona.

Vizioni ynë ka qenë se nuk do të investojmë në qendra por edhe në periferi – u shpreh kreu I Komunës së Zhelinës.

Advertisement

BLERIM SEJDIU – Kryetar i Komunës së Zhelinës

‘Bisedohet për mjete të cilët ne si Komunë e Zhelinës I kemi fituar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ky projekt është përafërsisht diku 3 km dhe duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për fazën e parë të realizimit. Gjerësia e rrugës është 5m me asfalt dhe 1m me pankinë dhe në total bëhet fjalë për 13.000 m2 asfalt të shtruar në këtë fazë”

Sikurse Blerim Sejdiu poashtu edhe Zv/Ministrja Zekolli potencuan se kjo është vetëm faza e parë e projektit. Investimet, sipas saj, bëhen për të fuqizuar Komunat.

KALTRINA ZEKOLLI – Zv/Ministre e Transportit

“Bëhet fjalë për diku rreth 2.5 km gjatësi dhe 6 m gjërësi të rrugës. Kjo është vetëm faza e parë, diku 1.3 km është përfunduar, do të vazhdojë edhe në fazën e dytë. Gjithsejt si Ministri e Transportit për Komunën e Zhelinës kemi siguruar 1.9 milion euro me gjithsejt 12 projekte. Vetëm për dy vite kemi arritur të bëjmë një investim të këtillë për të decentralizuar dhe për të fuqizuar Komunat tona gjithashtu edhe për të rritur standardin jetësor për banorët”

Advertisement

Investimi konkret, sipas zyrtarëve, është me gjatësi prej afër 3 kilometrash, me 5 metra gjerësi asfalt, ndërsa bashkë me bankina rruga arrin gjërësinë 6 metrash, me gjithsej 13 mijë metra katrorë sipërfaqe të asfaltuar. TV KOHA

 

Exit mobile version