Site icon Tetova Expres

SPB : Kronika e zezë për ditën e djeshme 27 Prill Tetovë dhe Gostivar

Më datë 27.04.2026, në ora 10:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin N.Z.(59) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Arrestimi u krye pas një denoncimi paraprak nga Komuna e Tetovës, sipas të cilit ai kishte penguar hyrjen në një parcelë të paraparë për aktivitete pune të komunës, duke i vendosur drynin derës hyrëse. Personi është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Më datë 27.04.2026, në ora 13:45, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S.(20) nga fshati Dëbërcë e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, policia ka ndaluar një motoçikletë me targa të Tetovës që drejtohej nga ai, ku pas verifikimit është konstatuar se e drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi. Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet padi përkatëse.

……Më datë 27.04.2026, në ora 14:10, në Stacionin Policor të Mavrovës është raportuar se në një shtëpi vikendi në fshatin Hanet e Mavrovës është gjetur e vdekur D.Gj. (58) nga fshati Leunovë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

……Më datë 27.04.2026, në ora 17:10, në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat B.Sh.(23) nga fshati Leshkë dhe G.M.(19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një lëndë e murrme në formë kokrrizash. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet parashtresë përkatëse.

……Më datë 27.04.2026, rreth orës 20:30, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, pjestërt e policisë kanë arrestuar personat Sh.H.(31) nga Reçica e Vogël dhe S.H.(27) nga Tetova. Gjatë një kontrolli rrugor, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga Sh.H.(31), ku janë konstatuar disa shkelje të rregullave të trafikun. Gjatë procesit, shoferi ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe të ofendojë policët, ndërsa pasagjeri S.H.(27) ka refuzuar të identifikohet. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Advertisement
Exit mobile version