Site icon Tetova Expres

130 MIJË DOLLARË DONACIONE PËR SPITALIN E GOSTIVARIT!

Sigurohen pajisje moderne mjekësore në vlerë totale prej rreth gjysmë milioni dollarësh amerikanë, të destinuara për katër spitale rajonale: Gostivar, Veles, Strumicë dhe Strugë.

Donacioni realizohet në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë shtetin gjerman dhe organizatën Project HOPE.

Vetëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, vlera e pajisjeve arrin rreth 130 mijë dollarë amerikanë.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se pajisjet kanë vlerë shumë konkrete dhe humane, pasi synojnë përforcimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe pacientët më të cenueshëm në këto spitale.

AZIR ALIU – Ministër i Shëndetësisë

Advertisement

 “Pra, atë që e kemi definuar në letër, sot e realizojmë në vepër. Realizimi i projekteve në shëndetësi është shumë i rëndësishëm dhe domethënës për çdo qytetar, pavarësisht ku jeton,” deklaroi Aliu.

Ambasadorja gjermane në Shkup, Petra Dreksler, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit që donacionet të mbërrijnë aty ku ka më së shumti nevojë.

PETRA DREKSLER – Ambasadore e Gjermanisë

“Sot një ditë e bukur bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Jam e entuziazmuar nga bashkëpunim I gjatë që e kemi në kuadër të këtij projekti. Në bashkëpunim me partner nga Gjermania dhe Evropa kemi arritur shumë dhe kjo është një shembull I mirë se arritjet vijnë vetëm nëse ka bashkëpunim. Ky është shembull ku ka mbështetje nga donacione private ku janë të kyçur kompani, këtu është e kyçur edhe qeveria federale si dhe krahinat gjermane”

“Project Hope” që nga viti 2016 merret me projekte që synojnë kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve.

Advertisement

EMILIJA DUKOVSKI – “Project Hope”

“Në emër të Project Hope do të doja të falënderoj donatorët, partnerët, Ministrinë e Shëndetësisë, Spitalin dhe punonjësit e këtij spitali, për mbështetjen në këtë projekt të rëndësishëm, që është pjesë e programit, ku projekti punon në Maqedoni që nga viti 2016, lidhur me shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Shpresojmë se ky donacion do të kontribuojë për kujdesin shëndetësor të nënave dhe foshnjave si dhe për një të ardhme më të mirë për pacientët tanë më të vegjël.

Bëhet fjalë për aparate ekografie, inkubatorë, ngrohës për të porsalindur, monitorë për pacientë dhe foshnja, aparate CTG, pompa infuzioni, shtretër lindjeje, pajisje për fototerapi dhe pajisje të tjera mjekësore, të siguruara si rezultat i partneritetit afatgjatë në kuadër të projektit PERIMAK.

Në repartin gjinekologjiko-akusherik në Spitalin e Gostivarit brenda një viti bëhen mbi 400 lindje dhe rreth 1.000 kontrolle dhe intervenime.

Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, deri më tani janë siguruar pajisje mjekësore në vlerë mbi 3.5 milionë dollarë amerikanë dhe janë trajnuar më shumë se 1.000 punonjës shëndetësorë./Tv Koha/

Advertisement
Exit mobile version