Site icon Tetova Expres

UT-ja HAPI DYERT PËR “DITËN E HAPUR” DHE “PANAIRIN E KARRIERËS”!

Universitetit të Tetovës, hapi dyert për “Ditën e Hapur” dhe “Panairi i Karrierës”.

Këto veprimtari kanë për qëllim prezantimin e ofertës arsimore dhe shkencore për vitin akademik 2026/2027, për maturantët nga vendi dhe rajoni.

Nxënës të shkollave të mesme dhe jo vetëm, nga të gjitha qytetet kishin mbërritur në Tetovë për të parë ofertën e Universitetit dhe për të bërë një përzgjedhje të parë për studimet.

Ndërkaq, në kuadër të “Panairit të Karrierës”, kompani të ndryshme prezantuan aktivitetet e tyre, si dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional për studentët e UT-së.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thanë se mbështesin studentët duke i konsideruar edhe si e ardhmja e bizneseve.

Advertisement

NUHI ALIU – Kryetar i OEMVP-së

“Ne si biznese fuqishëm I përkrahim studentët dhe do t`i përkrahim githmonë edhe si Odë Ekonomike, edhe gjatë vizitës iu thashë se e keni derën hapur te OEMVP-ja 24 orë dhe mund të vini për bashkëpunim, për ndonjë nevojë praktike që kanë nevojë studentët se teorinë e mësojnë këtu në fakultet, por praktikën duhet ta bëjnë nëpër ndërmarrjet tona private që I kemi, por shyqyr kemi mjaft anëtarësi të Odës, mjaft Kompani private që janë shqiptarë dhe të cilët I kemi derët hapur për studentët që janë ardhmëria edhe I bizneseve”

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, thotë se UT-ja me impaktin dhe rezultatet në fushën e arsimit të lartë, paraqet një vatër, ku studentët e ardhshëm do të marrin dije cilësore që më vonë të bëhen edhe konkurrues të denjë në tregun e punës.

“Realisht ne kemi afër 100 programe studimore vetëm në ciklin e parë dhe të përzgjedhin njërin nga ta duke qenë të bindur se do të marrin njohuritë më të miar dhe do të jenë më të përgatitur profesionalisht për të ushtruar profesionin e tyre”

Sot UT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore. Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive./Tv Koha/

Advertisement
Exit mobile version