Site icon Tetova Expres

Mickoski: Disa parti u frikën nga deklarara ime, por këtë vit s’do të ketë zgjedhje

Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur në lidhje me deklaratën e tij, ku tha se së shpejti do të ketë zgjedhje. Ai theksoi se ka menduar për zgjedhje të rregullta, kur ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje.

Mickoski tha se ka parti që frikësohen nga deklarata e tij, duke shtuar se VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje.

Ka disa nga partitë që u frikësuan nga ajo deklaratë, unë po i ndjek. Por, qëndrimin tim ju e dini. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është vit i reformave dhe konsolidimit. Unë do të dëshiroja të kemi zgjedhje të rregullta që do të ndodhin së shpejti në pranverën e vitit 2028. Ndërsa për atë se a është opsion viti 2027, e dini që VMRO-DPMNE është gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë. Por, ajo që po bëjmë tani dhe ku është fokusi ynë, është të realizojmë reforma dhe ta rrisim aktivitetin ekonomik, me çka do e rrisim edhe standardin e jetesës së qytetarëve,” tha kryeministri Mickoski.

Ndryshe, deklarata e tij ku tha se “së shpejti do të ketë zgjedhje”, shkaktoi reagim në opinion dhe partitë politike. Ato opozitare kërkuan që Mickoski menjëherë të shpallë zgjedhjet, ndërsa nga VLEN nuk dhanë qëndrim të qartë në lidhje me atë nëse janë pro ose kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

 

Advertisement
Exit mobile version