“Më thuaj si bëhen gjërat pa telefon” është projekt i Bibliotekës së Tetovës për të nxitur nxënësit që prioritet të kenë leximin e jo teknologjinë.
U përcoll mesazhi te grupmoshat e reja se jo gjithçka është telefoni në përditshmërinë tonë.
Për këtë qëllim në Pallatin e Kulturës në Tetovë ishin ftuar ekspertë të fushës, mjeke, psikologe që t`ua përcjellin gjeneratave të reja mesazhin se leximi është më se I domosdoshëm për nxënësit.
BINAS PAJAZITI – Drejtor i Bibliotekës
“Nëpërmjet të ekspertëve tanë kemi thirrur si pjesë të këtj debati, punëtorie, të themi me nxënësit, dy mjeke , dy psikologe, dhe një arsimtare të artit figurativ, që nëpërmjet të porosisë praktike nëpërmjet punëve që do të bëjnë nxënësit të matim pak edhe atë fitbekun e atyre si e konceptojnë, si e mendojnë ata, kemi përgatitur disa pyetje dhe besojmë se do të arrijmë qëllimin nëpërmjet këtij aktiviteti, projekti dhe punëtorie të përcjellim këtë mesazh që prioritet nxënësi dhe gjithë secili duhet t`i jep librit dhe bibliotekës”
Ndryshe, internet rrëjësisht ndryshoi mënyrën e jetës sonë, mendimit, se si lexojmë e si mbajmë mend. Teknologjia digjitale ka hyrë në të gjitha poret e jetëve tona dhe ka ndryshuar mënyrën e komunikimit tonë. Ekspertët thonë se fëmijtë dhe nxënësit mbeten kategori më e cënuar. Andaj punëtoritë e këtilla paraqesin përpjekje për të vënë nën kontroll hovin që celularët po marrin tek nxënësit.
Biblioteka e Tetovës këtë vit katë planifikuara diku 16 projekte. Secili projekt, sic thotë Drejtori Pajaziti, ka synim të prek gjitha kategoritë dhe grupmoshat e ndryshme nga nxënësit deri tek pensionistët./Tv Koha/
