Maqedonia e Veriut sot do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe jostabile, e cila do të sjellë ndryshim të kushteve të motit në të gjithë vendin.Moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë më intensive. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, lokalisht priten reshje më të dendura, me mbi 20 litra për metër katror, të shoqëruara edhe me mot jostabil.
Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme nga Mesdheu, nga sot, moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat herë pas here dhe në disa rajone do të jenë më të rrëmbyeshme, me mbi 15 litra reshje për metër katror.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Në disa vende moti do të jetë jostabil, me reshje intensive shiu, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për stuhi lokale të shoqëruara me shkarkime elektrike dhe mundësi për breshër.
Temperaturat do të jenë më të ulëta dhe do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë Celsius.
Për shkak të qarkullimit më të theksuar ajror nga jugu, nga Shkretëtira e Saharasë drejt territorit të Maqedonisë së Veriut po transportohet pluhur dhe rërë sahariane. Për këtë arsye atmosfera do të jetë e turbullt dhe e ndotur, ndërsa reshjet e shiut pritet të jenë të përziera me pluhur dhe rërë nga Sahara.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së destabilizimit lokal të motit, shkarkimeve elektrike dhe sasisë së madhe të reshjeve në periudha të shkurtra kohore./Tv Koha/
