Site icon Tetova Expres

SPB : Kronika e zezë për ditën e djeshme 07 Maj Tetovë dhe Gostivar

Dje, në ora 14:45 në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 30-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga ish-partnerja e tij 33-vjeçare se ai e ka ndjekur për një kohë të gjatë, ndërsa rreth orës 08:00 në vendin e saj të punës i ka drejtuar kërcënime asaj dhe familjes së saj. Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Dje, në ora 13:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga Gostivari. Ai dyshohet se rreth orës 01:00 në shtëpinë familjare, pas një debati paraprak, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në ora 16:30, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Gostivarit, është denoncuar se në një shtëpi në rrugën “Nikolla Tesla” në Gostivar është gjetur i vdekur një 77-vjeçar nga Shkupi, i cili jetonte vetëm. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

……Dje, në ora 17:30 në lagjen Fazaneria në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, rreth orës 17:05, në SPB Tetovë, një 47-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë ku ai mëson, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy bashkënxënës të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……Dje, në ora 22:50 në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Odri i Tetovës. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një motoçikletë e drejtuar nga ai dhe pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se ai e drejtonte motoçikletën pa pasur patentë shoferi. Motoçikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në ora 20:50 në rrugën “Jovan Onçeski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga babai i tij 68-vjeçar se në shtëpinë familjare është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe bashkëshortes së tij. Gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,26 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, rreth orës 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 25-vjeçare, me të cilën janë në procedurë divorci, se ai i ka sulmuar fizikisht atë dhe prindërit e saj. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Exit mobile version