Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: NUK MUNGOJNË BEFASITË NË KATËR DITËT E PARA

Pesë herë kampioni botës Brazili në ndeshjen e raundit të parë nxori vetëm barazim 1-1 kundër Marokut. Australia shtangu Turqinë, fiton edhe Bregu i Fildishtë kundër Ekuadorit

 Pas katër ditëve nga hapja solemne e kampionatit Botërorë të  futbollit  që  zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë janë zhvilluara 12  ndeshje të  raundit  të parë  në Grupet  A, B, C. E, F dhe  G, prej të cilave tre kanë përfunduar me barazim, ndërsa janë shënuar gjithsejt 38 gola që mund të thuhet se është një efikasitet i kënaqshëm, por nuk munguan as edhe befasitë. 

 Surpriza e parë erdhi me Katarin e cila barazoi me Zvicrën. Një befasi edhe më e  madhe ndodhi  edhe në përballjen Brazili – Maroku që gjithashtu përfundoi me barazim 1-1.

 Fitore minimale por mjaft të rëndësishme ka regjistruar Skocia në përballjen me Haitin, ndërsa befasi konsiderohet edhe fitorja e Australisë kundër Turqisë 2-0.

 Gjermania nuk lejoi befasi kundër Kurasao, duke fituar me rezultat të thellë 7-1.

Advertisement

 Holanda botërorin e  nisi me barazim 2-2 me Japoninë, Bregu i Fildishtë shënoi fitore minimale 1-0 kundër Ekuadorit, ndërsa Suedia nisi fuqishëm duke e mposhtur 5-1 Tunisin

 Kampionati botërorë i  futbollit vazhdon sonte dhe nesër me ndeshje interesante të grupit G dhe H me ndeshjet Spanja – Kepi i Gjelbër,  Belgjika – EgjiptiArabia Saudite – Uruguai, Irani – Zelanda e Re dhe Franca – Senegali.

 
Shabana  Sinani – TV Koha
Exit mobile version