Site icon Tetova Expres

KASAMI PREMTON RREGULLIMIN E KALIMIT TË HEKURUDHËS PËR NË FALISHTË

Hekurudha e dëmtuar në rrugën që të shpie drejt fshatit Falishtë do duhet të pres deri sa të bëhet rruga e re, nga Bervernica përmes lagjes Jashtë Vardarit e që të shpie deri te fabrika e Teteksit. Pavarësisht se ky kalim po ua shkatëron veturat banorëve dhe bizneseve që gravitojnë në këtë zonë por edhe kalimtarëve të rastit, kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se janë të njoftuar për problemin dhe se për këtë janë në komunikim me Hekurudhat e Maqedonisë.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
“Në atë pikë do të dal edhe rruga që është duke u ndërtuar nga rruga për në Bërvenicë, përmes lagjes jashtë vardarit, fabrikës së Teteksit dhe do të dal rreth hekurudhës dhe do të dal në atë pikë aty. Fazën finale të realizimit të rrugës do të shohim edhe mundësinë që bashkë të rregullohet edhe hekurudha. Kemi kërkesë edhe deri te Komuna, kemi një komunikim edhe me hekurudhat e Maqedonisë”
 tha Kasami.

Kasami tha se qëllimi është që projekti i rregullimit të kësaj pjese të bëhet i plotë dhe me të gjitha standardet e jo gjysmak andaj ai apeloi për durim dhe mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të punimeve që sipas tij nuk do të zgjasin shumë.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
“Jemi duke kërkuar zgjidhje se si të rregullohet ajo çështje shkaku se aty me projektin për hapjen e rrugës ka edhe kanalizim atmosferik dhe fekal dhe aty do të shohim edhe rregullimin e kanalizimeve. Pra edhe aty nuk është thjeshtë merremetimi i rrugës por është një projekt serioz me gjithë infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore.  Sepse janë projekte të cilat ne nuk duam t’i bëjmë shkel e shko por duam t’i bëjmë edhe stuktrën përciellëse. Pra po kemi kërkesë dhe jemi duke e shqyrtuar mënyrën se si ta realizojmë të njëjtën”
 shtoi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Përndryshe Televizioni Koha ka raportuar disa herë për këtë rrugë dhe problemet që hasin qytetarët gjatë kalimit të hekurudhës. Banorët madje i thanë ekipit të Kohës se kanë bërë kërkesë deri te drejtoria e hekurudhave që ta rregullojnë këtë kalim me vetëiniciativë por nuk kanë marr fare përgjigje.

Advertisement

Përndryshe, ka vite të tëra që në këtë herkurudhë nuk kalon asnjë tren, megjithatë, kalimi ka mbetur i dëmtuar dhe për vite me rradhë nuk është ndërmarr asgjë./Tv Koha/

Exit mobile version