Ekipi nga Nju Jorku fitoi ndeshjen e 5-të në transfertë me rezultatin 94-90, pas plot 53 viteve u shpall kampion i NBA . Seria e fitoreve në finale është 4-1 për Knicks, Titullin kampion gjatë natës e kanë festuar banorëe e Nju Jorkut.
Me ndeshjen finale mes ekipit NjuJork Knicks dhe San Antonio Spurs zyrtarisht mbyllet sezoni 2025/2026 i kampionatit amerikan të basketbollit NBA.
Kampion i këtij sezoni është skuadra e Nju Jork e cila në ndeshjen e pestë finale në transfertë mundi San Antonion 94-90 dhe me serinë e fitoreve të përgjithshme 4-1 fitoi titullin kampion të NBA-së për herë të parë që nga viti 1973.
Të udhëhequr nga një performancë “magjike” e Jalen Brunson, i cili u shpall MVP i Finales me 45 pikët e tij në ndeshjen e 5-të, Nju Jork Knicks bëri një tjetër rikthim të fuqishëm për të mposhtur ekipin San Antonio.
Pas sirenës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Nju Jork City.
Simboli i qytetit, Empire State Building, u ndriçua me ngjyrat portokalli dhe blu të Knicks, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë Madison Square Garden për të festuar rikthimin e shumëpritur të skuadrës së tyre në majën e basketbollit amerikan.
Një triumf që mbyll një rrugëtim emocionues në play-off dhe që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Knicks.
