Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: FITOJNË ANGLIA, GANA DHE KOLUMBIA

Ndeshjet e para të Grupit  K dhe L sollën emocione të mëdha  për  Anglinë, Ganën dhe Kolumbinë, ndërsa  Republika Demokratike e Kongos befasoi  Portugalinë e Ronaldos. Ndeshja  Angli – Kroaci  ishte  më  cilësore në  këtë fazë të Botërorit.
 

Në Grupin L, Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 4 me 2, në një duel që rezultoi tepër emocionues dhe  i cilësisë  së lartë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 2 me 2,  ku  për  anglezët autor i dy golave  ishte Harri Kejn ndërsa për kroatët shënuan Baturina dhe Musa  Ndërkohë që në pjesën e dytë të lojës, “Tre Luanët” e Tomas Tuhel, shënuan dy herë me Bellingham dhe Rashford, duke e nisur Botërorin me petkun e pretendentit.

Në ndeshjen  tjetër të  grupit L, përfaqësuesja e Ganës ka arritur të sigurojë një fitore dramatike me rezultatin minimal 1-0 përballë Panamasë. Gana mori tri pikë mjaft të rëndësishme falë një goli të shënuar në sekondat e fundit të shtesës. Në raundin e dytë Kroacia do të përballet me Panamanë, ndërsa Anglia me Ganën.

Në  Grupin  K, Portugalia e nisi  Kupën e Botës me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Paraqitja dhe rezultati i Portugalisë ka sjellë shumë kritika ndaj Ronaldos dhe skuadrës.Mbështetësit e Republikës Demokratike të Kongos e përjetuan me entuziazëm paraqitjen e parë të ekipit të tyre në Kupën e Botës, si edhe golin dhe pikën e parë të fituar. Cristiano Ronaldo u bë lojtari më i moshuar në një ndeshje të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit. Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe fituan me golat e Munjoz, Luiz Diaz dhe Kampaz , ndërsa  golin e nderit  për  Uzbekistanin e  realizoi Fejzullaev .

Botërori  vazdon nesër me ndeshjet: Kanada – Katari,  Meksika – Koreja e Jugut dhe  SHBA – Australia.

Advertisement

Exit mobile version