Site icon Tetova Expres

KF STRUGA TRIM LUM MË 21 QERSHOR NIS PËRGATIJET PËR SEZONIN E RI

Skuadra e Struga Trim Lum përgatitjet  për sezonin e ri në Ligën e parë  të  futbollit  do  t`i  nis  më  21 qershor, ndërsa të tre  fazat  do t`i zhvillojë në terrenet e Strugës ku janë paraparë edhe disa  ndeshje kontrolluese.

Klubi i futbollit Struga  Trim Lum  me përgatitje  për  sezonin e  ri  2026/2027 do  të fillon më 21  qershor dhe  të  tre  fazat përgatitore do ti zhvillon buzë liqenit në Strugë  ku  pritet  të  zhvillojnë  edhe  4  deri në pesë ndeshje  kontrolluese  me  ekipe nga rajoni.

Ndërkohë, skuadra që drejtohet nga Blendi  Shkëmbi në kampionatin e ri pritet të  ketë edhe disa prurje të reja.

Drejtori  Sportiv  i  ekipit  Besar Isaku në një prononcim  për TV Koha  tha se  për momentin  kanë  angazhuar vetëm një futbollist

’Sa  i përket përforcimeve , normal që  kemi  afruar  për momentin  një  lojtar  ai  është Amir Nuhija. Është një lojtar i ri me potencial  dhe  shihet  si një e ardhme  e klubit. Normal që  do të  ofrojmë edhe  futbollist  tjerë por  jemi  në bisedime  me disa   futbollist  të  ri  që  duam ti  afrojmë  dhe  ato besoj  se brenda  dy-tre  ditëve do tl zyrtarizohen. Kontratën e  kemi  vazhduar me Bojkun,  Normal që Bojku është  Lojtari  kyç  i Strugës  dhe  jemi në  bisedime me  disa  futbollist  që ju ka skaduar kontrata me  të  cilët  do të gjejmë  gjuhë të përbashkët  që  të  jenë pjesë e klubit për  dy apo tre vite’’  deklaroi   Besar Isaku

Advertisement

 Sa i përket pretendimeve në kampionatin e ri, drejtori  sportiv  tha se do të  luftojnë për tre vendet e para.

Synimi jonë është që  këtë vit prapë  të bëjmë më të mirën , më të bukurën. Normal që synimi jonë është titulli kampion , por pse jo edhe pjesëmarrja në Europë . Edhe  në  vitin e kaluar  bëmë  futboll të bukur  por ky është  futbolli. Dhe  shpresojmë  që vitin ardhshëm  Struga  Trim Lum do të jetë në Europë’’ tha  Besar Isaku

Ekipi i Struga Trim  Lum  ka  ndërpre  bashkëpunimin me  Gledi Mici, Bojan Ilievskin dhe Bassirou Kompaore.

Shaban  Sinani – TV KOha

Exit mobile version