Site icon Tetova Expres

Nikolloski: Me trenin e shpejtë do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta nga Shkupi në Selanik dhe për 2 orë e gjysmë deri në Beograd

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, në samitin ministror për transport të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, foli për planet dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 8.

Nikoloski theksoi se samiti dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e përbashkët të vendeve nëpër të cilat kalon Korridori 10, duke nënvizuar se ndërtimi i tij do të kontribuojë që ai të bëhet korridori më i rëndësishëm ekonomik i transportit në Evropë.

Sipas tij, me realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore do të reduktohet ndjeshëm koha e udhëtimit dhe transportit të mallrave në rajon.

“Shkup – Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta, Shkup – Beograd për dy orë e gjysmë, ndërsa treni i mallrave nga Athina do të arrijë në Vjenë për më pak se 24 orë. Nga Selaniku deri në Budapest transporti hekurudhor i mallrave do të zhvillohet për rreth 12 deri në 14 orë”, theksoi Nikoloski.

Ai vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës së transportit përgjatë Korridorit 10 do të sjellë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, lidhje më të madhe ekonomike dhe mundësi të reja zhvillimi për vendet e rajonit. përcjell Zhurnal.mk .

Advertisement
Exit mobile version