Të dielën me fillim nga ora 9:00 në Kodrën e Diellit, në organizim të klubit të Shahut ‘Anpasan’, mbahet edicioni i gjashtë Turneu i Hapur i Shahut me moton ‘Vizioni M 2026’’ ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 200 shahistë nga vendi dhe rajoni.
Në organizim nga Klubi i Shahut “ANPASAN” dhe në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturë “Vizioni-M” të dielën në hapësirat e hotelit “Skardus” në Kodrën e Diellit mbahet edicioni i gjashtë Turneu ndërkombëtar të Shahut “Vizioni M 2026”, ku deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 200 garues nga vendi dhe rajoni.
Pjesëmarrja kaq e madhe e garuesve e bënë këtë turnir njërin nga më masovik në Maqedoninë e Veriut.
Turneu do të zhvillohet sipas rregullave striktë të FIDE-s dhe me sistemin zviceran me 9 xhiro.
Organizatori tanimë ka siguruar të gjitha rekuizitat e nevojshme që Turneu të zhvillohet pa asnjë problem sa i përket pjesës teknike të organizimit. Gjithashtu nga ana e organizatorit kanë konfirmuar se për lojtarët më të mirë do të ketë shpërblime adekuate, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të veshur me fanella me logon e turneut.
Kodra e Diellit edhe kësaj radhe pritet të grumbullojë mjeshtrit e vërtetë të Lojës së Shahut nga vendi dhe rajoni.
