Zv. Drejtori i Doganave, Mustafa Dauti, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Skopje Security Conference 2026”, e organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë në Shkup, me temën “Siguria në Tranzicion: Orientimi ndërmjet Teknologjisë, Gjeopolitikës dhe Qëndrueshmërisë në një Botë në Ndryshim”. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionesh, ekspertë të sigurisë dhe politikëbërës nga vendi dhe rajoni për të diskutuar sfidat bashkëkohore të sigurisë, përfshirë inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, zhvillimet gjeopolitike, sigurinë ekonomike dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, Dauti pati mundësinë të ndjekë diskutimet e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, duke shkëmbyer përvoja dhe ide mbi qasjet moderne për përballimin e sfidave të sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Ai vlerësoi se ngjarje të tilla janë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për avancimin e njohurive profesionale në fusha që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.
