Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: MBYLLET RAUNDI I DYTË – NIS FAZA E TRETË!

 Kampionati Botëror i  futbollit nga dita e sotme nis me ndeshjet e  xhiros  së tretë  ku edhe  do të  mësohen 32  ekipet  që  do të kualifikohen në  fazën e eliminim direkt. Në 48 ndeshje të zhvilluar janë regjistruar 34 fitore, 14 barazime , 142 gola të shënuar dhe tetë kartonë kuq.

Me  katër  ndeshjet  që  u  zhvilluan mbrëmë dhe në orët e  hershme  të mëngjesit  u kompletuan të  gjitha ndeshjet e xhiros së dytë. Në 48 ndeshjet e zhvilluara janë regjistruar 34 fitore dhe 14  barazime me  142 gola  të shënuar dhe  tetë kartonë të kuq, ndërsa zyrtarisht shtatë vende kanë siguruar kualifikim fazën e eliminimit direkt.

Në Grupin K, Portugalia demoloi Uzbekistanin me rezultatin 5-0, ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo  i cili  realizoi 2 gola dhe bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të ndryshme Bote.

Portugezi është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një Kupë Bote. Rekordi i përket Roger Milla, sulmuesi kamerunas ishte 42 vjeç e 39 ditë kur shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës SHBA 1994.

Situata paka sa më e ndërlikuar psrsqitet në grupin ‘’L’’ ku  garojnë Anglia dhe Kroacia.  Anglia nuk  arriti  të nxjerr më  tepër  se  barazimi 0-0  kundër Ganës edhe pse pati 78.8% posedim të topit. Kjo përqindje është tashmë më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një kombëtare në një ndeshje të Kupës së Botës pa arritur të shënojë.

Advertisement

Nga ana tjetër Kroacia me  një gol të vetëm të realizuar nga Budimir në minutën e 54-të mundi Panamanë 1-0. Në këtë ndeshje kapiteni Luka Modriq regjistroi paraqitjen e 200  për kombëtaren kroate.

Sonte  dhe  nesër do të  zhvillohen plotë  8 ndeshje  të  raundit  të  tretë, Bosnja e Hercegovina – Katari,  Zvicra  – Kanada, Maroku – Haiti,  Skocia – Brazili, Çekia  – Meksiko, Afrika e Jugut – Koreja e Jugut, Kurasao  –  Bregu i Fildishtë dhe   Ekuadori  –  Gjermania.

Shaban  Sinani – TV Koha

Exit mobile version