Site icon Tetova Expres

FFM: SHLYERJA E OBLIGIMEVE KUSHT PËR TË FILLUAR GARAT NË SEZONIN 2026/2027! 

Të gjitha klubet që garojnë  në Ligën e parë  dhe  të  dytë  janë të obliguar  të  shlyejnë të gjitha obligimet  ndaj FFM-së, ndryshe nuk mund të garojnë. Ndërsa  ne sezonin e ri garat në nivel kombëtar dhe rajonale janë ndarë në gjashtë rajone.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e djeshme në kuadër të kompetencave që ka shqyrtuar dhe ka miratuar disa vendime të  rëndësishme në prag të fillimit të sezonit  të ri 2026/2027 në Ligën e Parë dhe të  dytë.  Ndër vendimet më të rëndësishme që janë miratuar në seancë e djeshme të Këshillit drejtues janë që para fillimit të  kampionatit të  ri  të shlyejnë të  gjitha  obligimet që kanë nda FFM-së.

FFM-ja, sic thuhet në komunikatë, disa herë u ka dalë në ndihmë klubeve duke u mundësuar shlyerjen e obligimeve konform marrëveshjeve të ndërsjella. Por, një pjesë e klubeve nuk i kanë respektuar dinamikat e dakorduara të pagesës dhe për këtë shkak Këshilli Drejtues ka vendosur se është e domosdoshme të respektohet disiplina financiare dhe trajtim të njëjtë për të gjitha klubet.

Këshilli Drejtues i FFM-së me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoni, ka miratuar edhe sistemin e propozuar të FFM-së për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve. Sipas propozimit të miratuar, ndarja e re territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.

Rajonet ku më tepër gravitojnë komunat shqiptare janë Rajoni  1  ku janë  përfshirë  të  gjitha komunat e qytetit të Shkupi.  Kumanova dhe Likova  janë përfshirë në  rajonin  2,. Në rajonin e 5-të janë të përfshira edhe Ohri, Struga, Kërçova  dhe  në  rajonin e  6-të janë të  përfshira Komunat  e Jegunovc, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.

Advertisement

Shaban  Sinani – TV Koha

Exit mobile version