Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 23 Qershor

Dje në ora 11:50 në SPB Tetovë, një 30-vjeçare nga Velesi ka denoncuar se rreth orës 10:30 në parkun në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga tri femra të mitura. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje në ora 18:30 në rr. “108” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 36-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga babai i tij 60-vjeçar se në oborrin e shtëpisë familjare është sjellë në mënyrë agresive, ka thyer një pjesë të mobilieve dhe ka drejtuar kërcënime ndaj tij dhe bashkëshortes, gjegjësishtë nënës së tij.

……Dje në ora 20:30 në lagjen ,,Tullana” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 41-vjeçar nga fshati Bellovishtë e Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e drejtonte mopedin pa patentë shoferi. Mopedi është sekuestruar.

……Dje në ora 19:30 në rr. “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Zhelinë dhe një 25-vjeçare nga Tetova. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Gjatë tentativës për privimin e tij nga liria dhe sekuestrimin e automjetit, 26-vjeçari  është sjellë në mënyrë agresive, me ç’rast ka goditur automjetin e udhëtarëve, ndërsa bashkëudhëtarja e tij i ka penguar zyrtarët policorë dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Të dy janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.

……Dje  në ora 17:10 në SPB Tetovë, punonjësit e kompanisë “Bechtel & Enka” kanë denoncuar se gjatë kryerjes së gërmimeve ndërtimore në territorin e fshatit Simnicë të Gostivarit, kanë gjetur një mjet shpërthyes. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga zyrtarë policorë të DPB Gostivar, ndërsa gjatë ditës mjeti shpërthyes do të merret nga një piroteknik i Direksionit për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Advertisement

……Dje në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në periudhën nga ora 03:00 deri në 04:00 në rr. “Goce Stojçevski” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë vënë re një automjet udhëtarësh “Xhip” me targa të Manastirit duke lëvizur në drejtim të kundërt. Shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim, por me shpejtësi të madhe e ka kthyer automjetin dhe ka vazhduar të ikë nëpër disa rrugë të Tetovës. Gjatë kësaj, në një hapësirë parkimi në rr. “Ilinden”, rruga i është bllokuar me një automjet zyrtar “Shkoda jeti”, pas së cilës ai është kthyer dhe ka goditur automjetin zyrtar. Pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur patentë shoferi. Në prani të prindit dhe avokatit, me të është kryer një bisedë zyrtare, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzimi përkatës.

Exit mobile version