Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 24 Qershor

Dje në ora 15:30 në DPB Gostivar, një 54-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit, ka denoncuar se nga shtëpia është larguar vëllai i tij 58-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

……Dje në ora 15:15 në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët po punonin në objekt. Personat janë hasur me qëndrim të parregullt dhe të paparaqitur në këtë zonë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse sipas Ligjit për të huajt.

……Dje në ora 21:30 në Vendkalimin Kufitar Jazhincë, në hyrje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 54-vjeçar nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar është sjellë në mënyrë agresive ndaj një zyrtari doganor. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

……Dje në ora 20:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Leshnicë e Epërme ka shpërthyer një zjarr, ku janë përfshirë bar i thatë dhe shkurre, si dhe një automjet udhëtarësh i cili është djegur tërësisht. Personat e lënduar nuk ka, ndërsa një ekip nga Njësiti Territorial Kundër Zjarrit Tetovë e ka shuar zjarrin. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Exit mobile version