Site icon Tetova Expres

REGJISTRIMI I NXËNËSVE: MJEKËSIA DHE GJIMNAZI MË TË PREFERUAR!

Dje ka përfunduar dorëzimi i dokumentacionit, në formë fizike, të afatit të dytë për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, ku nxënsit kanë patur mundësinë të aplikojnë në 5 shkolla të mesme që janë nën kompetencë të Komunës së Tetovës.

Nga Sektori për Arsim thonë se, si zakonisht, interesimi më i madh ka qenë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë ku në afatin e parë për 34 vende në drejtimin e Kozmetikës kanë aplikuar 248 nxënës, ku janë pranuar vetëm 34 prej tyre në bazë të kriteve të përcaktuara.

Nazmi Dauti ka bërë publike të dhënat, shkollë për shkolle, lidhur me regjistrimin e nxënësve. Si zakonisht më të preferuar mbeten Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimazi I Tetovës.

NAZMI DAUTI – Sektori për Arsim

“Në Gjimnaz, gjithsejt, në afatin e parë dhe të dytë, janë pranuar 302 nxënës, të cilët kanë plotësuar kushtin me mbi 60 pikë. Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në drejtimin “Motër Medicinale” gjithsejt janë pranuar që në afatin e parë 204 nxënës, që ka patur 6 paralele dhe I njëjti drejtim nuk është shfaqur më në Konkursin apo në afatin e dytë të aplikimit. Më pak nxënës të pranuar kemi në drejtim Teknik Fizioterapeut, Teknik Farmaceutik, Teknik të Dhëmbëve, Asistent Dentar, Teknik Laboratoriko-Medicinal dhe Gjinekologji – Akusheri, gjithashtu është përmbushur numri i nxënësve në Kozmetikë dhe Bukuri, ku ka patur një paralele me 34 nxënës. Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë janë pranuar gjithsejt 370 nxënës ndërsa janë edhe 98 vende të lira, në të cilët kriteri do të jetë 70 pikë e më lartë, pasi MASH nuk jep pëlqim për uljen e pikëve”

Advertisement

Interesimi i lartë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë është konfirmuar edhe nga drejtuesit e kësaj shkolle. Sipas Drejtores, në këtë shkollë ka ende vende të lira në disa drejtime.

 MALSORE RAMADANI – Drejtore e SHMKM – Tetovë

Në Shkollat tjera të Mesme të Tetovës, sipas Nazmi Dautit, interesimi ka qenë më I dobët.

NAZMI DAUTI – Sektori për Arsim

“Në Shkollën e Mesme Ekonomik, fatkeqësisht kemi një numër të vogël të nxënësve të pranuar, që është rreth 40. Edhe këtu kriteri për pranimin e nxënësve është mbi 60 pikë, por këtu do të tentojmë që të bëjmë kërkesë në MASH që në Shkollën e Mesme Ekonomike, të paktën të ulet numri i pikëve në 55 që të mundemi në këtë shkollë të regjistrojmë nxënës. Në Shkollën e Mesme “7 Marsi” deri tani kemi 70 aplikime. Edhe te ky Gjimnaz, kriteri është 60 pikë, mirëpo për cdo vit te ky Gjimnaz kërkojmë ulje të pikëve. Edhe te Shkolla e Mesme Tekstile, deri tani janë pranuar 44 nxënës që kanë plotësuar kriterin prej 45 pikëve. Edhe te kjo shkollë do të kërkojmë nga MASH uljen e pikëve”

Advertisement

Nga Sektori për Arsim kanë bërë thirrje por edhe kanë inkurajuar nxënësit të cilët nuk janë pranuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe në Gjimnazin e Tetovës që të drejtohen në Shkollën e Mesme Tekstile por edhe në Gjimnazin “7 Marsi”, sic thanë, për shkak të infrastrukturës së re shkollore që ndërtohen.

NAZMI DAUTI – Sektori për Arsim

Në nivel vendi, për afatin e dytë të regjistrimit ishin të lira 11.882 vende, prej të cilave 7.404 për mësim në gjuhën maqedonase, 4.002 në gjuhën shqipe, 456 në gjuhën turke dhe 20 në gjuhën serbe.

Afati i tretë i regjistrimit është më 20 Gusht. TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version