Site icon Tetova Expres

QATIP OSMANI SOT PREZANTOHET SI TRAJNER I KF LAÇI!

Legjenda  e futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Qatip Osmani,  i  cili është edhe njëri  ndër trajnerët më të  suksesshëm  në  ekipin e Shkëndijës me  tre  tituj, një Kupë  dhe një Superkup dhe dy herë i kualifikuar në play off të  garave Evropiane, nga dita e sotme edhe zyrtarisht bëhet trajner i skuadrës së Laçit në Ligën Superiore Shqiptare.

Trajneri  tetovar gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet te KF Laçi  së  bashku  me  ndihmësin e tij  Bashkim Livoreka nga të cilët kërkohet ndërtimi i një ekipi pretendent i skuadrës kurbinase për sezonin e ri.

Qatip Osmani rikthehet në futbollin shqiptar, ku më parë drejtoi Vllazninë e Shkodrës, me të cilët shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion.

56-vjeçar pritet të nisë menjëherë punën për ndërtimin e ekipit të Laçit, në prag të një sezoni që parashikohet mjaft konkurrues në elitën e futbollit shqiptar

 Shaban  Sinani  – TV KOHA
Exit mobile version