Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 28 Qershor

Dje në ora 00:13 në SPB Tetovë është raportuar se në Gostivar, një person i panjohur i cili ishte me një automjet udhëtarësh “xhip” ka shtënë disa herë me armë zjarri, pas së cilës është larguar në drejtim të qendrës së qytetit. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rreth orës 02:10 në Stacionin Policor Gostivar është vetëdorëzuar një 65-vjeçar nga Gostivari dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë “Beretta” të cilën e posedonte me leje, një karikator për të njëjtën pistoletë me 8 plumba dhe një karikator i zbrazët për të njëjtën pistoletë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……
Më 27 Qershor në ora 11:30 në rrugën Gostivar-Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 30-vjeçar nga fshati Bogovinë, pasi me automjet transportues “Mercedes” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Gjithashtu, më 27 Qershor në ora 12:30, në rrugën Gostivar-Tetovë, te pikëpagesa në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria edhe një 55-vjeçar nga fshati Falisht, pasi me automjet transportues “Volksvagen” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.
……
Më 27 Qershor në ora 11:00 në Tetovë, në udhëkryqin e rrugës “Vidoja Smilevski Bato” me rrugën “29-Nëntori”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 65-vjeçare, shtetase e Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal. Arrestimi u bë duke vepruar sipas një denoncimi të ditës paraprake nga një burrë 67-vjeçar nga Tetova, i cili ka raportuar se ishte mashtruar nga një grua, e cila rrejshëm ishte prezantuar si profesoreshë universiteti dhe së cilës në disa raste gjatë tre muajve të kaluar i kishte huazuar 3.400 euro, me arsyetimin e rremë se vajza e saj kishte pësuar aksident trafiku në Francë dhe i nevojiteshin paratë për mjekim. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Exit mobile version