Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA “PLAS BOMBËN” – ALMIR KRYEZIU VISHET KUQEZI!

Ish  futbollisti i Ballkanit të Suharekës, Almir Kryeziu përfundimisht është  pjesë   e klubit të  futbollit Shkëndija të Tetovës . Kryeziu bëhet  prirja e tretë  në këtë  merkato të verës

Klubi i futbollit Shkëndija ka realizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke siguruar firmën e Almir Kryeziut.

Sulmuesi anësor 27-vjeçar, i konsideruar si një nga emrat më të kërkuar të merkatos jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë e Shqipëri, kishte në tavolinë oferta serioze nga klube të ndryshme, përfshirë edhe nga jashtë rajonit.

Megjithatë, kuqezinjtë e Tetovës ia dolën të fitojnë garën për ish-kapitenin e FC Ballkani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me Shkëndijën.

Almir  Kryeziu për impresionet e tija të  para në ekipin Shkëndija tha se ndihet i kënaqur se është pjesë ekipit më të madh shqiptar.

‘’Për fillim  jam  shumë i kënaqur . Siç e dimë Shkëndija është ekipi më i madh në shqiptari. Për  mua  ka qenë  shumë lehtë të vendosi  këtë  ofertë  që ma kanë ofruar Shkëndija, shpresoj ta  japë më të mirën ti ndihmojë  ekipit drejtë  objektiva që ka.  Po është  një emocion  i veçantë , Shkëndija  ka  një  histori  goxha të madhe  si ekip  mendoj  të  jem  sa më i motivuar ta  japi  maksimumin  në çdo ndeshje , në çdo stërvitje dhe  ti gëzojë të gjithë  tifozët’’ ka deklaruar futbollist Almir Kryeziu

Advertisement

Pas kryerjes së testeve mjekësore dhe prezantimit zyrtar, Kryeziu është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Slloveni.

Nga ana tjetër klubi I  futbollit ka njoftuar se futbollisti Numan Ajeti nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi. TV KOHA

Exit mobile version